Detaje nga atentati në Pogradec, dy vëllezërit vendosën kamera pranë burgut të Drenovës

Detaje nga atentati në Pogradec, dy vëllezërit vendosën kamera pranë burgut të Drenovës

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i katër ditëve më parë në Pogradec, ku mbeti i plagosur me armë zjarri B.S. Hetimet kanë zbuluar se disa ditë përpara ngjarjes, dy vëllezërit Nikolla dhe E.A dyshohet se kishin vendosur një kamerë në afërsi të burgut të sigurisë së lartë në Drenovë, me qëllim monitorimin e lëvizjeve të tij. Rreth katër ditë më parë, në afërsi të burgut të Drenovës u konstatua një kamerë e vendosur në një nga plepat përgjatë rrugës që të çon drejt institucionit. Sipas burimeve, pas informacionit të marrë nga Komisariati i Korçës, policia bëri të mundur zbulimin e pajisjes dhe identifikimin e personave që dyshohet se e kishin instaluar. Nga këqyrja e pamjeve filmike janë identifikuar vëllezërit Nikolla dhe E.A, të...