DETAJE/ Efektivi Anxhelo Kumaraku që mbeti i plagosur ishte me komshiun, fqinji dyshohet objektiv i atentatit, kishte thyer arrestin shtëpiak
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pas mesnate në zonën e Shkozës në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në momentin e atentatit, Kumaraku ndodhej pranë banesës së tij i shoqëruar nga një komshi, i cili rezulton të jetë person me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje. Sipas dyshimeve paraprake, objektiv i atentatit dyshohet të ketë qenë pikërisht komshiu i efektivit. Dyshohet se ngjarja mund të lidhet me prishje pazaresh droge me persona të tjerë. Po ashtu, mbetet ende e paqartë përse efektivi i policisë shoqërohej me personin që ndodhej në “arrest shtëpie”, ndërsa nga hetimet rezulton se ky i fundit kishte thyer masën e...
Burimi:
vizionplus.tv