DETAJE / Aksidenti në Tiranë-Durrës i merr jetën shoferit, plagoset pasagjeri

DETAJE / Aksidenti në Tiranë-Durrës i merr jetën shoferit, plagoset pasagjeri

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës, që i ka marrë jetën një personi. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rretj orës 23:50, ku automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa pasagjeri ka mbetur i plagosur. I riu është dërguar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.