Çfarë nxorën në dritë hetimet për aksidentin në Tiranë-Durrës? Dalin detaje të reja

Çfarë nxorën në dritë hetimet për aksidentin në Tiranë-Durrës? Dalin detaje të reja

Nga hetimet e deritanishme lidhur me aksidentin e ndodhur një ditë më parë ku humbi jetën drejtuesi i minibusit Redion Hasimi ka rezultuar se ai ka qenë duke ecur sipas normave të lejuara. Në minibus kanë qenë 14 persona, 13 pasagjerë dhe shoferi. Ashtu siç u tha dhe një ditë më parë shkak dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit pasi dyshohet të ketë pësuar atak kardiak Nga verifikimet nuk janë konstatuar shenja frenimi. Shoferi nuk rezulton të ketë qenë shofer problematik, ai ka marrë vetëm 2 gjoba për parkim rreth 1 vit e gjysmë më parë. Në pyetje janë marrë disa nga pasagjerët të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ata kanë deklaruar se nuk mbajnë mend asgjë pasi ka ndodhur...