Burri plagos me thikë gruan në Pogradec
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një bashkëshort ka plagosur me thikë bashkëshorten në banesën e tyre në lagjen 4 të qytetit në Pogradec. Dyshohet se çifti ka patur një konflikt të çastit dhe burri ka marrë thikën duke e plagosur të shoqen. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se burri vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gruaja është dërguar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore ndërsa do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar por deri më tani nuk ka rrezik për jetën. Autori është shoqëruar nga policia e Pogradecit në ambjentet e komisariatit. Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
syri.net