Bunë-Velipojë, zonë pilot, strategji e re për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore
Peizazhi i Mbrojtur Lumi Buna–Velipojë është përzgjedhur si zonë pilot për zbatimin e një modeli të ri evropian të menaxhimit bregdetar. Projekti “COASTRUST”, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Interreg Euro-MED, synon vendosjen e një strategjie inovative për Kujdestarinë Mjedisore Bregdetare. Në Shkodër, përfaqësues të institucioneve vendore, ekspertë të mjedisit dhe grupe interesi u mblodhën për të diskutuar konkretisht mënyrën se si kjo strategji do të zbatohet në terren. Ekspertët theksojnë se përzgjedhja e zonës së Lumit Buna–Velipojë nuk është rastësore pasi biodiversiteti i pasur i këtij territori përballet prej vitesh me presione të vazhdueshme nga aktivitetet njerëzore. “Peshkimi i ndaluar dhe mbi peshkimi në zonën e Bunës dhe atë bregdetare kanë dëmtuar rezervën peshkore dhe janë vet peshkatarët që e ndjejnë këtë zvogëlim...
Burimi:
javanews.al