Braho raporton për SPAK: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, 46 vetëm gjatë 2025
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho, ka deklaruar se gjatë periudhës 2021–2025 institucioni ka trajtuar mbi 230 materiale që lidhen me veprat penale zgjedhore dhe ka regjistruar më shumë se 150 procedime penale. Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2025 janë regjistruar 46 procedime penale për vepra që lidhen me zgjedhjet. Prej tyre, 5 çështje janë dërguar për gjykim me 9 të pandehur. “Gjatë periudhës 2021–2025, SPAK ka trajtuar 230 materiale që lidhen me veprat penale zgjedhore dhe ka regjistruar mbi 150 procedime penale. Vetëm për vitin 2025 janë regjistruar 46 procedime penale, nga të cilat 5 janë dërguar në gjykatë me 9 të pandehur, ndërsa 22 janë ende në...
Burimi:
javanews.al