Betonierja që ra nga ura/ Viktima dhe i plagosuri rezultojnë shtetas egjiptianë
Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, viktima dhe personi i plagosur që ndodheshin në betonierë janë shtetas egjiptianë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident është identifikuar si 28-vjeçari Roland Nuri. Hetimet po vazhdojnë ende për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dinamikën e saj.
Burimi:
ntv.al