Belsh/ Shoferi i furgonit të nxënësve kapet në gjendje të dehur

Belsh/ Shoferi i furgonit të nxënësve kapet në gjendje të dehur

Një drejtues mjeti që transportonte nxënës është ndaluar nga policia në zonën e Belshit, pasi u konstatua se drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Sipas burimeve zyrtare, ndërhyrja u bë pas një telefonate të një qytetari në sallën operative të Cërrikut, i cili ngriti shqetësimin për sjelljen e drejtuesit të një mjeti tip “Benz Sprinter”, i angazhuar në transportin e pasagjerëve dhe nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri”. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me patrullën e Postës së Belshit, bënë të mundur ndalimin e mjetit në aksin Belsh–Gjolene. Në momentin e kontrollit, në automjet ndodheshin 13 nxënës. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Sazan Jashar Gjolena, iu nënshtrua testit të alkoolit, ku në dy matje të njëpasnjëshme rezultoi mbi normat e lejuara. Pas verifikimeve, ai u shoqërua në...