Dy operacione në Vlorë dhe Sarandë/ 4 të arrestuar, sekuestrohen armë, drogë dhe automjete
Policia ka finalizuar dy operacione të ndryshme në Vlorë dhe Sarandë, duke vënë në pranga 4 persona dhe duke sekuestruar një armë zjarri, lëndë narkotike, fishekë dhe dy automjete. Në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Siguria”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç, banues në Vlorë. Sipas policisë, ai u kap në një parking lokali në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet në çantë një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike. Në total u sekuestruan 2.18 gramë kokainë dhe 4.46 gramë cannabis sativa. Ndërkohë, në Sarandë u finalizua operacioni policor “Transportuesit”, pas një hetimi 3-javor me metoda speciale. Gjatë operacionit u arrestuan tre persona: A. N., 31 vjeç, banues...
Burimi:
javanews.al