Asgjësohen mbi 2 mijë bimë kanabisi në fshatrat e Shkodrës, dy të arrestuar, procedohet kryeplaku
Dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Ndrejaj dhe Vukël janë goditur në Shkodër gjatë operacionit të koduar “Territor i Pastër”. Gjatë operacionit u asgjësuan 2 098 bimë dhe fidanë të dyshuar kanabis sativa, ndërsa u arrestuan dy persona dhe u procedua penalisht kryeplaku i një fshati. Në njësinë administrative Shosh, në fshatin Ndrejaj, u zbulua një parcelë me 768 bimë të dyshuara kanabis. Gjatë ndërhyrjes u arrestua P. M., 53 vjeç, banues në fshatin Ndrejaj, i dyshuar si kultivuesi i parcelës. Po gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tij, efektivët sekuestruan edhe 80 kubikë me fidanë të dyshuar kanabis sativa, të cilët dyshohet se do të përdoreshin për kultivim. Ndërkohë, në njësinë administrative Kelmend, në fshatin Vukël, u konstatua një tjetër...
Burimi:
javanews.al