‘Kuvendi bllokoi kërkesën e SPAK’/ Raporti i KE ngre alarmin: Rasti ‘Balluku’ rrezikon luftën kundër korrupsionit
Rasti i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku zë një vend të veçantë në raportin e fundit të Komisionit Europian për sundimin e ligjit në Shqipëri. Dokumenti ndalet te zhvillimet që lidhen me hetimin e SPAK ndaj Ballukut për çështje të lidhura me korrupsionin dhe procedurat e tenderimit, duke evidentuar shqetësimet që kanë lindur pas vendimit të Kuvendit. Në raportin e tij, Komisioni Europian thekson se refuzimi i Parlamentit për të miratuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes ka ngritur pikëpyetje serioze për funksionimin e parimit të ndarjes së pushteteve dhe respektimin e barazisë së qytetarëve përpara ligjit. “Refuzimi i Kuvendit për t’i hequr imunitetin një deputeti ka ngritur shqetësime në lidhje me parimet e balancës dhe kontrollit të pushteteve, si edhe të barazisë para...
Burimi:
syri.net