350 shezlongë të zhdukur nga Italia shfaqen në Kepin e Rodonit/ Pronarët: Menduam të shkonim e t’i merrnim vetë
Një histori e pazakontë që lidh Italinë me Shqipërinë ka marrë vëmendjen e mediave italiane. 350 shezlongë, të cilët u vodhën dy vite më parë nga një klub plazhi në Itali, janë gjetur më pas në një resort bregdetar në Kepin e Rodonit, në veri të Durrësit, me logon e biznesit italian ende të dukshme. Ngjarja nisi në vitin 2024, kur nga klubi i plazhit Onde Chiare, në Via Fenulli në Reggio Emilia, u zhdukën brenda një nate rreth 350 shezlongë. Pajisjet, me vlerë mbi 45 mijë euro, u morën nga persona ende të paidentifikuar, shkruan “il Resto del Carlino”. Për habinë e pronarëve, një vit më vonë ato u shfaqën në një strukturë turistike në bregdetin shqiptar. Shezlongët kishin ende të dukshme logon e...
Burimi:
javanews.al