DETAJE/ Vrasja e Edmond Sulës, ekzekutori nuk përdori makinë, u largua përmes pyllit
Mësohen detaje të reja nga hetimet për ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmond Sula, i cili u vra me snajper në oborrin e banesës së tij pak pas mesnatës së 12 korrikut. Sipas burimeve nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se autori ka vepruar i vetëm. Madje ai duket se ka studiuar më së miri zonën për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë në rrugë apo banesa. për këtë qëllim, sipas hetimeve, ai ka lëvizur në këmbë duke shmangur rrugët kryesore. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë nuk është konstatuar përdorimi i ndonjë automjeti, as gjatë mbërritjes dhe as gjatë largimit nga vendi i ngjarjes. Hetuesit dyshojnë se autori ka qëndruar i fshehur në barishte, pas një peme pranë banesës së viktimës, duke pritur...
Burimi:
javanews.al