Terror në një pikë telefonie në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe zhduket me paratë

Terror në një pikë telefonie në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe zhduket me paratë

Një pikë e shërbimeve të telefonisë celulare në Durrës ka rënë pre e një grabitjeje, pasi një i ri dyshohet se ka marrë me forcë një shumë parash. Sipas të dhënave paraprake, pas kryerjes së grabitjes, autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa blutë kanë nisur hetimet dhe kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e tij. Sipas policisë, autori i dyshuar nuk ka pasur armë të asnjë lloji. Ai ka kërcënuar vajzën e cila punonte aty dhe i ka marrë nga sirtari paratë dhe më pas është larguar. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, në kuadër të hetimeve, policia ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë së subjektit dhe po i analizon ato për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të siguruar të dhëna...