Arrestohet 54-vjeçari në Tiranë, administronte lokal për baste sportive

Arrestohet 54-vjeçari në Tiranë, administronte lokal për baste sportive

Administratori 54-vjeçar i një lokali ku luheshin lojëra fati është arrestuar nga policia. Në subjektin në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” u sekuestruan edhe 3 celularë ku ishin aktivizuar faqe që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës. “Në vijim të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i kontrolleve në ambiente të ndryshme, ku, në bazë të punës operative, dyshohet se luhen lojëra fati, ilegalisht, evidentuan se në një tjetër lokal në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, kryhej kjo veprimtari. Për rastin u arrestua në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi S. Z., 54 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrollet dhe verifikimet në subjekt u konstatua se në 3 celularë ishin aktivizuar faqe që...