Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë e akuzuar për vrasje në Shijak
Dy persona në kërkim janë arrestuar pas gjashtë muajsh në kërkim. Dorian dhe Indrit Ferra dyshohen si autorë të vrasjes të 45-vjeçarit Denis Çumani, në janar të këtij viti. Njoftimi i policisë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për shtetasit: -I. F., 38 vjeç dhe D. F., 36 vjeç (kushërinj), të dy banues në Shijak. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi nga hetimet dyshohet se më datë 27.01.2026, në qytetin e Shijakut, janë konfliktuar për...
Burimi:
javanews.al