AMP godet dy raste të dhunës në familje, arrestohet gardisti dhe ndalohet efektivi i Policisë

AMP godet dy raste të dhunës në familje, arrestohet gardisti dhe ndalohet efektivi i Policisë

Arrestohet në flagrancë punonjësi i Gardës pasi akuzohet për dhunë në familje. Ka qenë bashkëshortja e tij ajo e cila ka denoncuar ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike, si dhe kanosje të përsëritura nga bashkëshorti i saj. Pas administrimit të provave, AMP ka kryer arrestimin e gardistit, ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij, janë sekuesatruar 3 telefona celularë me interes për hetimin. “Drejtoria Rajonale Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, H. S, i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. Hetimet nisën pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, e cila denoncoi ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike, si edhe kanosje të përsëritura. Në vijim të veprimeve procedurale u krye kontrolli i banesës së...