“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës, paraqet librin

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës, paraqet librin

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar nisjen e një hetimi penal për disa vepra që, sipas opozitës, lidhen me financimin e koncertit të artistit Kanye Ëest nga fondi rezervë i shtetit. Në dokument, PD i referohet edhe librit “The Albanian Files-Freedom and Architecture” (“Dosjet shqiptare-Liria dhe Arkitektura”), me redaktore Anneke Abhelakh, si një nga burimet që, sipas saj, lidhet me çështjen objekt të kallëzimit. Kallëzimi penal është firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe është depozituar në SPAK ditën e djeshme. Tashmë i mbetet Prokurorisë së Posaçme të shqyrtojë materialin e depozituar dhe të vendosë nëse do të regjistrojë procedimin penal dhe do të nisë...