Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë
Është neutralizuar zjarri i rënë në fshatin Peshkëpi, në bashkinë e Selenicës, i cili përfshiu një sipërfaqe me pisha, një varrezë automjetesh dhe disa prona private. Sipas informacionit paraprak, flakët shpërthyen fillimisht në një pyll me pisha dhe, të favorizuara nga kushtet atmosferike, u përhapën me shpejtësi drejt një varreze makinash në afërsi, ku dogjën automjete të bllokuara. Zjarri shkaktoi gjithashtu dëme në dhjetëra rrënjë pemësh, si dhe përfshiu bimësi dhe pemë në oborret e dy banesave. Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në objektet e banimit. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për shuarjen e flakëve, duke bërë të mundur neutralizimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij drejt zonave të banuara. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet...
Burimi:
javanews.al