Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

Drejtuesi i një prej kompanive kryesore ruse që prodhon dronë është plagosur rëndë pas një shpërthimi me bombë në një automjet pranë qytetit të Jekaterinburgut. Vladimir Tkachuk, themeluesi dhe drejtori i kompanisë private të dronëve Uraldronzavod, u dërgua në terapi intensive të mërkurën, pasi një bombë e vendosur nën makinën e tij Mercedes shpërtheu. Sipas mediave shtetërore ruse, duke cituar shërbimet e emergjencës, truproja e tij humbi jetën në shpërthim. Agjencia ruse TASS raportoi se Tkachuk ndodhet në gjendje kritike dhe mjekët po përpiqen t’i shpëtojnë jetën. Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të mbetjeve të djegura të një automjeti Mercedes, ndërsa pranë vendit të shpërthimit shihen edhe gjurmë gjaku. Kompania Uraldronzavod është një nga prodhueset private të dronëve që u krijuan në Rusi pas...