Alarm për një objekt të dyshimtë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, rrethohet zona
Një alarm për praninë e një lënde të dyshuar shpërthyese ka aktivizuar këtë paradite forcat e policisë në zonën e Rrugës së Elbasanit në Tiranë, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët kanë rrethuar perimetrin dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në segmentin ku është sinjalizuar objekti i dyshimtë. Në terren ndodhen gjithashtu specialistët e forcave xheniere dhe ekspertët e antieksplozivit, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar natyrën e objektit dhe nivelin e rrezikut. Në këtë moment po bëhet kontrolli me qentë e gardës antieksploziv. Për arsye sigurie, zona është izoluar dhe qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet pranë vendit ku po zhvillohen veprimet e...
Burimi:
javanews.al