Akuzohen se shisnin kokainë, vihen në pranga tre persona, dy në kërkim

Akuzohen se shisnin kokainë, vihen në pranga tre persona, dy në kërkim

Tre persona janë arrestuar në Dimal dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të akuzuar si grup kriminal të angazhuar në shpërndarjen e kokainës. Hetimi i zhvilluar me metoda proaktive nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit zbuloi se grupi siguronte lëndë narkotike, e ndante në doza dhe e shiste në qytet. Gjykata e Beratit caktoi masat e sigurisë “Arrest në burg” për M. M., 22 vjeç, dhe A. B., 19 vjeç, si dhe “Arrest në shtëpi” për E. M., 17 vjeç, të tre banues në Kuçovë. Ndërkohë, K. A., 26 vjeç, dhe A. B., 22 vjeç, janë shpallur në kërkim pasi ndaj tyre është vendosur masa “Arrest në burg” për të njëjtën veprimtari kriminale. Operacioni “Dimali 3” u realizua nga Seksioni për Hetimin e...