Aksidentohet “Cekja”, mjeti i tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Aksidentohet “Cekja”, mjeti i tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga Sejfulla Myftari, i njohur me emrin artistik “Cekja”, është përplasur me një automjet tjetër, që drejtohej nga Baba Sheh Hormova, klerik bektashian. Përplasja ka qenë jo frontale, duke shmangur dëmtimet fizike. Si aktori i humorit, ashtu edhe drejtuesi tjetër i mjetit nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale. Policia Rrugore e Gjirokastrës ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.