Aksident tragjik në Greqi/ Makina përplaset me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria
Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi, ku kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë. Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi rreth orës 07:30 në aksin rrugor Amfipoli–Drama, pranë zonës së Paleokomit, në rajonin e Serres. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, për shkaqe që ende nuk janë zbardhur, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën një nënë 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy shtetas shqiptarë. Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres për procedurat e mëtejshme. Në aksident mbeti i lënduar edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës....
Burimi:
ntv.al