Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Topanicës së Kamenicës, pasi dy motra kanë humbur jetën në një aksident fatal trafiku në autostradën A5 në Gjermani. Viktimat janë identifikuar si Erza Zubaku (24 vjeç) dhe Aulona Zubaku (18 vjeç), të cilat ndërruan jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra në aksident. Sipas policisë gjermane, në të njëjtën zonë janë regjistruar dy aksidente të ndara. Ngjarja e parë ka ndodhur pak pas orës 11:30 pranë zonës së pushimit Renchtal, ku dy automjete u përplasën gjatë një manovre ndërrimi korsie. Për shkak të shpejtësisë së lartë, drejtuesit humbën kontrollin mbi mjetet, të cilat mbetën të bllokuara në rrugë. Si pasojë e këtij aksidenti, një person u plagos rëndë. Pengesat e krijuara nga aksidenti i...