Aksident rëndë në rrugën Himarë-Borsh, dy vajza të plagosura
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Himarë-Borsh, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Burimi:
syri.net