Aksident në Vlorë, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Lumit të Vlorës. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një bordurë betoni. Pas përplasjes, mjeti ka përfunduar në një kanal anash rrugës. Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë, ndërsa bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime të lehta.
Burimi:
vizionplus.tv