Aksident në Elbasan, autobusi del nga rruga, shmanget përplasja me pikën e karburantit
Një aksident i është raportuar këtë mesditë në hyrje të qytetit të Elbasanit. Një autobus ka dalë nga rruga duke u përplasur me fuqi të madhe me tabelën kryesore reklamuese të një pike karburanti, duke e shkatërruar atë plotësisht dhe duke përfunduar vetëm pak metra larg impianteve të furnizimit. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe qytetarë të shumtë kanë komentuar se ky aksident mund të kishte rezultuar në një tragjedi me pasoja të rënda, për shkak të rrezikut të lartë të shpërthimit apo zjarrit në një ambient të tillë. Fatmirësisht, deri në këto momente, raportohet se situata është nën kontroll dhe nuk ka pasur shpërthim flakësh apo pasoja të tjera të menjëhershme serioze. Deri më tani, mbeten ende të paqarta shkaqet që çuan në humbjen...
Burimi:
vizionplus.tv