Aksident në aksin Lezhë–Shkodër/ Motorri përplaset me automjetin pranë fshatit Gocaj, plagoset drejtuesi

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër/ Motorri përplaset me automjetin pranë fshatit Gocaj, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku një motorr është përplasur nga pas me një automjet. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas burimeve, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.