Aksident me pasojë vdekje në aksin Thumanë-Laç, arrestohet shoferi 20-vjeçar
Një 20-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë, 20 maj, për veprën penale “Shkelja e rregullave e qarkullimit rrugor”. Sipas njoftimit të uniformave blu, mbrëmjen e së martës (19 maj), 20-vjeçari ka përplasur me automjetin e tij, makinën që drejtohej nga një 56-vjeçar, i cili si pasojë ky i fundit ka humbur jetën. Gjithashtu mbetën të lënduar dhe tre persona të tjerë. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. P., 20 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Rreth orës 23:30, të datës 19.05.2026, në aksin rrugor Thumanë–Laç, automjeti që drejtonte 20-vjeçari është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. Gj., 56 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi N. Gj. ka humbur jetën, ndërsa janë dëmtuar shtetasit P....
Burimi:
javanews.al