Aksident i rëndë në Lushnje/ ‘Benz’-i përplaset me bordurën e rrethrrotullimit, ndërron jetë 43-vjeçari
Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje. 43-vjeçari Ernis Xhumari ka humbur jetën pas përplasjes në rrethrrotullimin e ‘Plasmasit’. Mjeti tip Benz ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg. Fatkeqësisht 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia e qarkullimit rrugor ka kryer procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.
Burimi:
javanews.al