Aksident i rëndë në Divjakë, humb jetën 82-vjeçari, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga!
Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë. Një 82-vjeçar ka humbur jetën në aksin “Çermë-Divjakë”. Sipas informacionit paraprak të policisë, i moshuari me inicialet H. D., 82 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë. Pas përplasjes, i moshuari u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al