7 vite pas atentatit në Tiranë/ Apeli hap sërish dosjen e “Klanit Duka”, SPAK kërkon dënimin e Elis Dukës

7 vite pas atentatit në Tiranë/ Apeli hap sërish dosjen e “Klanit Duka”, SPAK kërkon dënimin e Elis Dukës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën për shqyrtimin e ankimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila kundërshton vendimin e Shkallës së Parë që shpalli të pafajshëm Elis Dukën në dosjen e vrasjes së ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Santiago Malko. Seanca nuk u zhvillua pasi mbrojtja e Elis Dukës pretendoi se klienti i tyre nuk ishte njoftuar në përputhje me procedurat ligjore. Pretendimi u ngrit edhe pse avokatët e tij ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, duke sjellë shtyrjen e shqyrtimit të çështjes. Gati shtatë vite pas atentatit ndaj Santiago Malkos, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dënoi me një total prej 130 vite burg pesë të pandehur pjesë të “Klanit Duka”. Si organizator dhe porositës i vrasjes u shpall...