47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë
Një shtetas shqiptar u arratis mëngjesin e së martës nga burgu Koridhalos në Athinë. Burime policore thanë se i arratisuri është shtetas shqiptar i datëlindjes 1978 dhe mbahej në burg nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Mësohet se arratisja u krye gjatë hyrjes në ambientet e burgut të një kamioni që çonte furnizimet. Në rrethana ende të pa ditura, rojat e burgut hapën njëkohësisht të dy portat e sigurisë, moment që edhe 47-vjeçari e shfrytëzoi për tu larguar me vrap në rrugicat e zonës. Policia ka nisur kërkimet, por dyshohet se ka pasur një plan të organizuar me persona jashtë burgut që dyshohet se e kanë ndihmuar autorin për tu arratisur.
Burimi:
opinion.al