30 vite nga tragjedia në liqenin e Prespës, familjarët e ’14 engjëjve’ ende kërkojnë drejtësi
Në 7 maj të vitit 1996, në liqenin e Prespës u regjistrua një prej tragjedive më të dhimbshme që ka prekur zemrat e shqiptarëve. 14 jetë të pafajshme ,nxënësit dhe mësuesi i tyre nga kjo shkollë, në Starovë të Pogradecit u shuan tragjikisht në ujërat e liqenit, teksa udhëtonin së bashku në një varkë të vetme. Pas 30 vitesh nga tragjedia e rëndë e liqenit dhimbja e prindërve mbetet po aq e fortë sa ditën kur humbën fëmijët e tyre ata ende sot vijojnë të kërkojnë drejtësi dhe dëmshpërblim për humbjen e fëmijëve të tyre. Nëna e Enkelejda Berberit, Shpresa Berberi, kujton se vajza e saj ishte vetëm 15 vjeçe dhe nxënëse e vitit të parë. Ajo tregon se fillimisht nuk kishte dashur ta lejonte...
Burimi:
syri.net