25 gëzhoja automatiku, zbardhen detaje nga vrasja e Aleksandër Koçekut, dyshime për gjakmarrje

25 gëzhoja automatiku, zbardhen detaje nga vrasja e Aleksandër Koçekut, dyshime për gjakmarrje

25 gëzhoja automatiku, të gjitha të qëlluara nga e njëjta armë, janë sekuestruar në vendin ku u ekzekutua Aleksandër Koçeku në fshatin Lin, në zonën e Karmës së Kirit, përgjatë aksit Kir–Prekal. Ka qenë një kalimtar i rastësishëm ai që ka konstatuar automjetin me viktimën brenda dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Nga këqyrja e parë e grupit hetimor rezulton se autori ose autorët i kanë zënë pritë 40-vjeçarit dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku. Viktima lëvizte me kujdes për shkak të gjakmarrjes dhe punonte në një furrë buke. Hetuesit po administrojnë pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit që ai përshkoi, megjithëse në zonën ku ndodhi atentati nuk ka kamera, çka e vështirëson zbardhjen e ngjarjes. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se...