Kreu i KLSH liston shkeljet e institucioneve në komision! Braçe: Qytetarët po mashtrohen me litrat e karburantit
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë raportin vjetor për 2025-ën, duke listuar edhe disa nga shkeljet e konstatuara gjatë auditimeve. Shehu tha se dëmi ekonomik në vitin 2025 përllogaritet në vlerën 26.2 miliardë lekë, ndërsa shkelje janë verifikuar në menaxhimin e shpenzimeve, tek shpronësimi, përdorimi i pronës shtetërore e deri tek tenderat. Kreu i KLSH u ndal tek auditimet në sektorin e shëndetësisë. “Në shëndetësi janë evidentuar në kontrollin e monitorimin e medikamenteve të rimbursueshme, përfshirë depot farmaceutike, mjekët e farmacitë. Probleme në furnizimin me barna, mungesa të zgjatura, raste të shpërndarjes së barnave spitalore në kundërshtim me aktet ligjore”, tha Shehu. Sipas kreut të KLSH-së në vend vijon të paraqitet shumë problematike edhe situata me...
Burimi:
sot.com.al