Kontrolle në vijën bregdetare/ Lirohen hapësirat publike në plazhin e Spilles, dy të proceduar

Kontrolle në vijën bregdetare/ Lirohen hapësirat publike në plazhin e Spilles, dy të proceduar

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në plazhe. Operacioni këtë herë ishte fokusuar në plazhin e Spilles. Gjatë operacionit janë hequr dhe sekuestruar 101 çadra dhe 202 shezlongë, ndërsa janë proceduar penalisht 2 persona, 37 dhe 71 vjeç. Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet gjatë sezonit veror.