Konflikt me armë mes fqinjëve në Shkodër/ Dy të arrestuar dhe një në kërkim, policia sekuestron kallashnikov dhe tritol
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë ndërhyrë pas një konflikti me armë zjarri të ndodhur në qytet, duke vënë në pranga dy persona dhe duke shpallur në kërkim një tjetër. Ngjarja, e cila dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ka sjellë edhe sekuestrimin e një arsenali armësh dhe lëndësh plasëse. Sipas Policisë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të regjistruar mbrëmjen e datës 25.06.2026 në lagjen “Tre Heronjtë”, janë arrestuar shtetasit N. L., 63 vjeç dhe A. F., 27 vjeç, të dy banues në Shkodër. Nga hetimet paraprake dyshohet se dy fqinjët janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit, me qëllim kanosjen. Si pasojë...
Burimi:
sot.com.al