“Kjo protestë ka shumë rreziqe”/ Lubonja zbërthen shmangiet e Ramës: Indiferenca dhe retorika ofenduese…
Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në një studio televizive ka bërë një analizë të situatës politike dhe ecurisë së protestave qytetare që kanë përfshirë kryeqytetin. Gjatë bisedës, Lubonja u ndal te qëndrueshmëria e tubimeve, por ngriti alarmin për rreziqet e mëdha që i kanosen kësaj lëvizjeje nga ana e pushtetit. Sipas analistit, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, qytetarët në këtë protestë po tregojnë një shkallë të lartë pjekurie, duke u kujdesur maksimalisht që të mos bien pre e provokimeve apo tentativave për përçarje. I pyetur se çfarë mund ta rrezikojë apo ta dobësojë këtë hov qytetar, Lubonja drejtoi gishtin nga sjellja e qëllimshme e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, duke e cilësuar “indiferencën” si një armë strategjike. “Ka shumë...
Burimi:
sot.com.al