Karakaçi-Balluku dëm 350 milionë euro, ja shkeljet që po bën Ministria e Transporteve me aeroportin e Vlorës

Karakaçi-Balluku dëm 350 milionë euro, ja shkeljet që po bën Ministria e Transporteve me aeroportin e Vlorës

Një faturë e frikshme financiare prej qindra miliona eurosh rrezikon t’i përplaset në fytyrë shtetit shqiptar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, si pasojë e drejtpërdrejtë e skandalit me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA). Përplasja ka arritur kulmin institucional pas letrës ultimative që sipërmarrësi zviceran Behgjet Pacolli i ka drejtuar zyrtarisht kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar prerazi se nëse bllokimi i dhunshëm i punimeve dhe dëbimi i kompanisë së tij nuk zgjidhen urgjentisht, pas datës 28 maj Shqipëria do të përballet me një padi fatale në Arbitrazh. Ky gjyq ndërkombëtar rrezikon të sanksionojë një dëm që përllogaritet në rreth 350 milionë euro, duke u shndërruar në një katastrofë financiare për xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Ky projekt, i shtrirë në një sipërfaqe prej 309 hektarësh pranë fshatit...