EMRAT/ Me kallashnikov tentoi të vriste 38-vjeçarin, parandalohet krimi, 31 vjeçari në pranga
Kapet në flagrancë gjatë konfliktit me armë zjarri dhe vihet në pranga një 31-vjeçar, i cili tentoi të vriste me armë zjarri një 38-vjeçar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov me municion luftarak. Procedohet penalisht dhe shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt. Pas marrjes së informacionit në rrugë operative se në zonën e Spillesë, Rrogozhinë, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Policisë u organizuan dhe ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Postës së Policisë Rrogozhinë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit E. H. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ky shtetas mbante një armë zjarri, “Kallashnikov”. Nga...
Burimi:
syri.net