Nënë e bir humbën jetën në aksident/ Ekspertët: Nuk ishte vetëm shpejtësia
Hetimet për aksidentin tragjik në rrugën provinciale Amfipolis–Drama, pranë Serresit në Greqi, vijojnë ndërsa ekspertët po analizojnë pamjet e përplasjes që i mori jetën një 43-vjeçareje dhe djalit të saj 21-vjeçar, me origjinë shqiptare. Eksperti i sigurisë rrugore Panagiotis Stamiris, duke analizuar pamjet për televizionin ERT, tha se shpejtësia mund të ketë qenë një faktor në humbjen e kontrollit të automjetit, por nuk përjashtoi mundësinë e një shpërqendrimi të drejtuesit. Sipas tij, mënyra se si automjeti ka dalë nga korsia dhe distanca që ka përshkuar përpara përplasjes mund të tregojnë se drejtuesi nuk ka reaguar menjëherë. Eksperti përmendi si një nga mundësitë edhe përdorimin e telefonit, por theksoi se kjo mbetet një hipotezë që duhet verifikuar nga hetimet. Stamiris vlerësoi gjithashtu se automjeti mund të...
Burimi:
ntv.al