Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi të vriste të riun me kallashnikov, arrestohet 31 vjeçari

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi të vriste të riun me kallashnikov, arrestohet 31 vjeçari

Një 31-vjeçar, Neldi Hallulli, i cili tentoi të vriste me armë zjarri një person tjetër në Kavajë është vënë në pranga. Pas një konflikt që autori kishte pasur me 38-vjeçarin Indrit Rama, ai kishte tentuar ta vriste këtë të fundit me armë zjarri, por u lokalizua dhe arrestua në flagrancë nga policia. “Pas marrjes së informacionit në rrugë operative se në zonën e Spillesë, Rrogozhinë, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Policisë u organizuan dhe ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Postës së Policisë Rrogozhinë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit E. H. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ky shtetas...