Jo vetëm ushqimet, shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin më shumë se mesatarja e BE-së

Jo vetëm ushqimet, shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin më shumë se mesatarja e BE-së

Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të tjera, konsumatorët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë se Bashkimi Europian edhe për komunikimin dhe informacionin. Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, indeksi i çmimeve sipas fuqisë blerëse për informacionin dhe komunikimin për Shqipërinë për vitin 2025 ishte 107.6% e mesatares së Bashkimit Europian. Kjo do të thotë se për të komunikuar përmes celularit, numri fiks, apo për të përdorur internetin, konsumatorët vendas paguajnë 7.6% më shumë sesa një qytetar europian, e matur kjo sipas barazisë së fuqisë blerëse. Çmimet e komunikimit janë shtrenjtuar vazhdimisht vitet e fundit, teksa tregu i është rikthyer duopolit me vetëm dy kompani. Në 2022-n, çmimet ishte 9% më lirë se mesatarja e BE-së. Në 2023-n për herë të parë u kalua...