Ja 5 kërkesat që bënë publike protestuesit
Protestuesit që prej javësh po kundërshtojnë projektin e Zvërnecit kanë bërë publike mbrëmjen e sotme pesë kërkesat kryesore që, sipas tyre, duhet të plotësohen nga institucionet shtetërore. Gjatë tubimit të zhvilluar në Tiranë, organizatorët deklaruan se kërkesat përfaqësojnë qëndrimin e lëvizjes qytetare dhe kushtet minimale për zgjidhjen e situatës. Në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilën protestuesit e konsiderojnë si hapin e parë për adresimin e shqetësimeve të ngritura gjatë javëve të fundit. Një tjetër kërkesë është krijimi i një qeverie teknike, e cila sipas tyre do të garantonte administrimin e vendit në mënyrë të paanshme dhe do të krijonte kushtet për procese të besueshme institucionale. Po ashtu, protestuesit kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura, duke argumentuar se...
Burimi:
ntv.al