Ish-zyrtarët e “Bankers” paraqiten në GJKKO/ Zbulohet arsyeja

Ish-zyrtarët e “Bankers” paraqiten në GJKKO/ Zbulohet arsyeja

Ish-CEO-t e kompanisë “Bankers” janë paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës dhe pastrim parash. Nga hetimet e kryera rezulton se ata merrnin me qira toka nga shteti dhe ia jepnin me qira të lartë kompanisë “Bankers”. Hetimi fillimisht u nis nga Prokuroria e Fierit dhe më pas ky institucion shpalli moskompetencë dhe çështja i kaloi Prokurorisë së Posaçme.