I dyshuar për tjetërsim pronash/ Gjykata liron nga qelia ish-zv.drejtorin e Kadastrës Dibër, Danjel Gjura

I dyshuar për tjetërsim pronash/ Gjykata liron nga qelia ish-zv.drejtorin e Kadastrës Dibër, Danjel Gjura

Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj ish-zëvendësdrejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Dibër, Danjel Gjura, duke urdhëruar lirimin e tij nga paraburgimi. Vendimi është dhënë këtë të premte nga gjyqtarja Enkeleda Halilaj. Gjura u vetëdorëzua në Polici 2 ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim si i dyshuar si pjesë e një skeme mashtrimi për tjetërsimi pronash. Sipas vendimit, gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, të caktuar më 17 qershor 2026, me masat “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Gjura është urdhëruar të paraqitet të hënën e dytë të çdo muaji, në orën 12:00,...