I ati i vrau të ëmën, ai e goditi dhe e la të vdekur/ Gjykata e Sarandës dënon me 3 vite burg Klementin Islamajn

I ati i vrau të ëmën, ai e goditi dhe e la të vdekur/ Gjykata e Sarandës dënon me 3 vite burg Klementin Islamajn

Policia e Sarandës ka bërë sot ekzekutimin e vendimit duke arrestuar shtetasin Klementin Islamaj 43 vjeç banor i fshatit Shalës, bashkia Konispol. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar 43-vjeçarin me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”. Bëhet fjalë për ngjarjen e datës 10 gusht 2024 në familjen Islamaj në Shalës të Konispolit, ku sipas informacioneve të ditës së ngjarjes ka qenë 69-vjeçari Hysen Islamaj, babai i Klementin, i cili pasi kish vrarë 66-vjeçaren Shano Islamaj, kanosi e më pas qëlloi edhe mbi të birin, që atëherë ishte 41 vjeç. Nga hetimet e ditës së ngjarjes dhe nga dëshmia e...